E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNga e premtja fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Nga e premtja fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se të premten, me 11 korrik, duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së do të mbahet greva e paralajmëruar.

Në njoftimin e lëshuar për media nga FSPTSPK thuhet se nesër do të mbajnë takimin e fundit përmbyllës të të gjithë këtij procesi, në QKUK në mes të Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-se, Osman Hajdari.

“Ju thërrasim që të premten, me datë 11.07.25 duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së të fillohet më grevën e paralajmëruar”.

“Sipas të gjitha informacioneve akteret kryesorë po e vonojnë nënshkrimin e kontratës për qëllime të tyre individuale, që në fakt ky proces ka mundur të përfundoi për vetëm tri ditë angazhim”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Sigurimi i QKUK-së, rojeve u paguhen vetëm 21 ditët e qershorit (VIDEO)

The post Nga e premtja fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT