Nga ditët e para si lojtar deri tek trofetë dhe karriera në Evropë – Xhevdet Llumnica, mysafir në “Arena e Yjeve”

Nga ditët e para si lojtar deri tek trofetë dhe karriera në Evropë – Xhevdet Llumnica, mysafir në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti, Xhevdet Llumnica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Në këtë podcast, Llumnica flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për ditët si futbollist profesionit në Suedi.


Llumnica gjithashtu ka treguar edhe për periudhën e debutimit dhe trofeun e parë si futbollist.

Tutje, Lluminica ka treguar edhe trofetë tjerë dhe shpalljen si lojtari më i mirë i vitit në Kosovë.

Episodin e plotë me Ilir Nallbanin transmetohet të mërkurën në ora 14:00 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit.

Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist i cili ka shumëçka për të treguar nga karriera e tij e pasur. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com