Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Arsim Prepolli, ish-futbollist i cili pati një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional, Prepolli ndalet te fillimet e tij si futbollist, duke debutuar që në moshën 16-vjeçare me Flamurtarin, klubin që i dha shansin e parë në futbollin profesionist.
Rrugëtimi i tij nuk ka qenë i lehtë, ai tregon për një nga momentet më të veçanta dhe sfiduese të karrierës së tij, udhëtimin 52 orësh për të kompletuar transferimin në Bosnje, një vend ku më pas do të shkëlqente si golashënues në sezonin e parë në Superligë.
Në këtë episod, Prepolli zbulon edhe një tjetër pjesë interesante të karrierës, një ofertë konkrete nga Istanbulspor, klub turk që ishte pranë ta transferonte, por që për arsye të ndryshme nuk u realizua kurrë.
Një nga momentet më emocionuese që ai ndan është ai kur, pas një het-triku në Bosnje, i gjithë stadiumi brohoriti ‘UÇK, UÇK’, një kujtim që i mbetet thellë në zemër dhe që tregon fuqinë e sportit për të bashkuar ndjenjat kombëtare.
Në vazhdim, Prepolli ndalet edhe te një kapitull më pak i njohur i karrierës së tij, aventura në Iran dhe milionat në Lindjen e Mesme, që ndryshuan jetën e tij.
Episodin e plotë me Arsim Prepollin mund ta ndiqni të mërkurën në ora 14:00 në RTV Dukagjini, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/