E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNga bankat e shkollës në dhomat e spitalit, historia e një të...

Nga bankat e shkollës në dhomat e spitalit, historia e një të reje me hipertension

Në një kohë kur duhej të ishte duke hapur me emocion dyert e universitetit, ajo po endej e lodhur nëpër korridoret e spitaleve.

Në vend të librave e planeve për të ardhmen, duart i mbante plot me analiza e receta.

G.G, ishte vetëm 18 vjeçe, dhe në vend të pyetjeve për degën që do të studionte, ajo kërkonte zgjidhje se si ta menaxhonte hipertensionin në një moshë kaq të re.

Diagnostikimi erdhi papritur, pas një infeksioni të zakonshëm veror, por ndikimi i tij ndryshoi gjithë rrjedhën e jetës që ajo kishte imagjinuar

“Ishte vera kur gjithçka duhej të fillonte sapo kisha mbaruar shkollën e mesme dhe po përgatitesha për regjistrimin në universitet. Pas një infeksioni që më lodhi më shumë se zakonisht, shkova për kontroll, dhe aty mjeku më tha se kisha tension të lartë. Ishte tronditëse. Nuk e besoja që në atë moshë, në kulmin e rinisë, do të përballesha me një diagnozë që kisha dëgjuar vetëm tek të rriturit. Ajo verë nuk më solli vetëm ëndrra për të ardhmen, por edhe një përgjegjësi që nuk e kisha parashikuar.”

Megjithëse lajmi për hipertensionin e hershëm e tronditi dhe frika nga mundësia e komplikimeve në zemër.

“Kur mjeku më tha se hipertensioni mund të më shkaktojë probleme me zemrën në të ardhmen, u frikësova teper. Por nuk isha vetëm unë.edhe prindërit e mi u shqetësuan jashtë mase. Ishte e vështirë për ta të pranonin që vajza e tyre, ende adoleshente, po përballej me një sëmundje kaq serioze.”

Me ndihmën e mjekut dhe fillimin e terapisë së rregullt, ajo nisi të jetojë normalisht dhe të përballonte sfidat e sëmundjes me më shumë besim.

G.G, cila deshi që në mënyrë anonime të rrëfejë për përvojën e saj me këtë sëmundje, tashmë ka 25 vjec dhe po jetonë jetën e saj sikur gjithë bashkëmoshatarët.

“Kur mjeku më tha për hipertensionin, u frikësova, por me ndihmën e tij dhe terapinë që fillova, mësova të jetoj normalisht dhe të kujdesem për shëndetin tim. Sot ndihem më e fortë dhe e kontrolloj mirë sëmundjen.”

Historia e G.G nuk është rrëfimi i vetëm edhe shumë të rinjë të tjerë kërkojnë ndihmë për cdo ditë në Klinikë e Kardiologjisë në QKUK.

Sipas kesaj  Klinike është vërejtur një rritje shqetësuese e rasteve me sëmundje të zemrës, veçanërisht hipertensionit, në grupmoshën 20-40 vjeç, duke treguar një tendencë në rritje tek të rinjtë.

“Kemi rritje te Hipertensionit tek te rinjet. Kemi me shume raste te moshave 20-40 vjeç. “

Derisa nga kjo klinikë thanë se në bazë të informacioneve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, aktualisht mbi 1.2 miliardë njerëz vuajn nga hipertensioni

“Po, është vërejtur një rritje e qëndrueshme në numrin e personave me hipertension. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se aktualisht mbi 1.2 miliardë njerëz vuajnë nga hipertensioni, dhe rreth gjysma prej tyre nuk janë në dijeni për këtë. Pas pandemisë, shumë shtete raportuan rritje të rasteve të reja dhe më pak persona me presion të mirë të kontrolluar, çka rrit rrezikun për komplikime kardiovaskulare.”

Mjekët e këtij institucioni shëndetësorë, kanë thënë se edhe pandemia COVID-19, është njëri ndër faktorët e rritjës së numrit të personave me hipertension.

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar terthorazi në mënyrë të ndjeshme në rritjen e rasteve me hipertension. Stresi i vazhdueshëm, mungesa e aktivitetit fizik, shtimi në peshë dhe ndalimi i kontrolleve mjekësore gjatë izolimit kanë qenë faktorë kyç që kanë përkeqësuar shëndetin kardiovaskular. Shumë persona kanë mbetur të pa diagnostikuar për një kohë të gjatë, dhe disa janë përballur me përkeqësim të vlerave të tensionit që më parë ishte i kontrolluar.”

Edhe në Ferizaj, një numër i madh pacientësh po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me hipertension.

Doktoresha Ganimete Bajrami tha se vetëm në muajin qershor në këtë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kanë kërkuar ndihmë 106 femra dhe 99 meshkuj.

“Në qytetin e Ferizajt, numri i pacientëve me hipertension arterial është në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Sipas statistikave të realizuara vetëm për muajin qershor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj, numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë ishte 106 femra dhe 99 meshkuj.

Përqindja më e madhe i përket grupmoshës mbi 60 vjeç, megjithatë nuk përjashtohen edhe moshat e reja që po përballen me këtë problem shëndetësor”

Bajrami tha se pandemia Covid-19 ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve, për shkak të ndryshimit të stilit të jetë dhe shëndetit mendor.

“Ndikimi i virusit Covid-19 lidhet jo vetëm me pasojat direkte të infeksionit, por edhe me ndryshimet në stilin e jetesës dhe shëndetin mendor gjatë periudhës së izolimit. Disa nga ndikimet kryesore që duhet të përmenden jan,Stresi dhe ankthi i shtuaar, mungesa e aktivitetit fizik, ndryshime në ushqyerje dhe shtim në peshë, mungesa e termineve mjekësore sistematike dhe vonesa në diagnostikim”

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë , 28 miliardë të rritur mosha 30–79 vjeç vuajnë nga hipertensioni

Rreth 46% e të rriturve me hipertension nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjendje, ndërsa vetëm 21% e tyre kanë presionin e gjakut të kontrolluar .

Rreth 10.8 milionë vdekje çdo vit lidhen me hipertensionin, duke e bërë atë shkakun kryesor të vdekjeve të parakohshme në mbarë botën .

Rreth 76 milionë vdekje mund të parandalohen deri në vitin 2050 nëse trajtimi i hipertensionit përmirësohet në nivel global.

Ky artikull / kjo storie është prodhuar në kuadër të aktivitetit “Media nxit diskutimin për angazhimin e pacientëve”, një partneritet ndërmjet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), i cili është një nismë e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë. Përmbajtja e këtij artikulli/kësaj storieje nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e IHS-së apo AGK-së”.

 

The post Nga bankat e shkollës në dhomat e spitalit, historia e një të reje me hipertension appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT