Nga kuzhina ku përgatiten salca e pasta, deri te punëtoritë ku dëgjohen tingujt e metalit dhe shkëndijat e saldimit, dhjetëra qytetarë në Kosovë po zgjedhin të mësojnë një profesion të ri me shpresën për një vend pune.
Në Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) në Prishtinë dhe Gjilan, qytetarë të moshave të ndryshme po ndjekin kurse në drejtime të ndryshme si kuzhinë, floktari, kontabilitet, dizajn grafik, rrobaqepësi, zdrukthtari, metalpunim dhe instalime elektrike.
Trajnimet zgjasin disa muaj dhe për shumë kursantë janë një mundësi konkrete për t’u futur në tregun e punës.
Në QAP të Prishtinës ofrohen trajnime në profesione si floktari, instalues elektrik, rrobaqepësi, teknologji informative dhe drejtime të tjera që kërkohen në tregun e punës.
Në Qendrën për Aftësim Profesional në Gjilan aktualisht po trajnohen dhjetëra kursantë.
Interesimi është veçanërisht i madh për profesionin e kuzhinës, ndërsa në rritje janë edhe kërkesat për profesione të reja, si instalues elektrik për sisteme solare.
Sipas tyre, edhe profesionet që shpesh konsiderohen më të rënda, si saldimi dhe metalpunimi, mund të ndiqen me sukses nga të gjithë, përfshirë edhe gratë.
Qendrat e Aftësimit Profesional ofrojnë trajnime falas dhe në disa raste kursantët mund të pajisen me certifikata brenda tre deri në gjashtë muaj.
Këto programe synojnë të rrisin aftësitë profesionale të qytetarëve dhe t’u hapin rrugë mundësive të reja për punësim.
Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në videon e mëposhtme.


