Nga 4 deri më 6 shtator mbahen garat e çiklizmit, ja cilat rrugë do të jenë të bllokuara për qarkullim

Leposaviq: Shtetasi serb provokon policinë me mbishkrime në bluzë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 4 deri më 6 shtator do të mbahen garat ndërkombëtare të çiklizmit “TOUR OF KOSOVO 2025”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo garë ka tri etapa, në pjesë të ndryshme të vendit, dhe për këtë disa pjesë të vendit do të jenë të bllokuara për qarkullimin e automjeteve për disa periudha.

Policia kërkon nga qytetarët që gjatë kohës kur zhvillohen garat të shfrytëzohen rrugë alternative për qarkullim.

“Andaj, informojmë pjesëmarrësit në trafik që do të shfrytëzojnë këto akse rrugore sipas datave dhe orarit të zhvillimit të këtyre garave, se në këto segmente rrugore do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të trafikut si dhe ngadalësim të rrjedhës së trafikut, me ç’rast kërkojmë mirëkuptim dhe inkurajojmë shoferët që sipas mundësive të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Më poshtë keni planprogramin e këtyre garave se në cilat rrugë do të mbahen dhe në çfarë orare:

  • Etapa e parë, me datën 04.09.2025 nga ora 12:00 deri 15:00  – fillimi i garës fillon në hapësirën  e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë  (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – dhe pastaj do të vazhdojnë deri në përfundim tek dalja e autostradës në Malishevë në kilometrin e 52-të.
  • Etapa e dytë, me datën 05.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës.
  • Etapa e tretë, me datën 06.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku edhe do të bëhet ceremonia  e mbylljes së etapës së III-të.

The post Nga 4 deri më 6 shtator mbahen garat e çiklizmit, ja cilat rrugë do të jenë të bllokuara për qarkullim appeared first on Klan Kosova.