E diel, 3 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeNga 2 në 1 orë, zvogëlohet koha e pritjes te Dheu i...

Nga 2 në 1 orë, zvogëlohet koha e pritjes te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas kësaj qendre, pritjet tek pika kufitare e Dheut të Bardhë janë zvogëluar krahasuar me gjendjen që ishte mëngjesin e sotëm.

Atje, qytetarëve iu duhet të presin deri në një orë në hyrje si dhe dalje të Kosovës, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, ato zgjasnin deri në dy orë.

Në pikën tjetër kufitare, atë të Muçibabës janë regjistruar pritje deri në 40 minutëshe për të hyrë në Kosovë.

Situatë më e mirë raportohet në të gjitha pikat tjera me pritje nga 5 deri në 15 minuta, njofton Klankosova.tv

 

 

The post Nga 2 në 1 orë, zvogëlohet koha e pritjes te Dheu i Bardhë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT