Nga 1 tetori, Trafiku Urban falas edhe për disa kategori të qytetarëve

Nga 1 tetori, Trafiku Urban falas edhe për disa kategori të qytetarëve

Trafiku Urban nga 1 tetori do të jetë falas për një pjesë të qytetarëve.

Në një njoftim të lëshuar nga Kryeqyteti Prishtina thuhet se bileta falas do të jetë për stafin shëndetësor, nxënësit, studentët dhe stafin mësimor.

“Nga 1 tetori, me këtë vendim, transporti urban do të jetë falas për: Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit. Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore”.

“Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe institucionet vartëse të tij. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Kryeqytet. Të gjithë studentët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim. / Klankosova.tv

The post Nga 1 tetori, Trafiku Urban falas edhe për disa kategori të qytetarëve appeared first on Klan Kosova.