Nga 1 tetori, “Pastrimi” nis procedurat përmbarimore për konsumatorët me borxhe

news image

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se duke filluar nga 1 tetori, të gjithë konsumatorët që nuk kanë shlyer detyrimet e tyre për pagesën e faturave të shërbimit të mbeturinave do të përballen me procedura përmbarimore përmes përmbaruesve privatë.

Në komunikatën për media thuhet se ky hap ndërmerret për të rritur efikasitetin në mbledhjen e të hyrave dhe për të siguruar një shërbim më cilësor për qytetarët e kryeqytetit dhe më gjerë.

“KRM “Pastrimi” Sh.A. njofton të gjithë konsumatorët se duke filluar nga data 1 tetor 2025, të gjithë debitorët që nuk kanë kryer pagesën e faturave për shërbimin e mbeturinave do të procedohen përmes përmbaruesit privat, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky hap ndërmerret me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të hyrave dhe garantimit të një shërbimi më cilësor për qytetarët.

Sipas njoftimit, konsumatorët mund të kryejnë pagesat përmes:

  • RIA
  • Posta e Kosovës
  • Platforma E-Kosova
  • Drejtpërdrejt në sportelet e KRM “Pastrimi” Sh.A.

“KRM “Pastrimi” Sh.A. fton të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre me kohë, në mënyrë që të shmangin procedurat përmbarimore dhe të kontribuojnë në një qytet më të pastër e më të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/