Neymar më në fund u dha tifozëve brazilianë një shije të talentit të tij të klasit botëror në një super paraqitje për Santos.
Superylli brazilian kontribuoi me dy asistime dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm direkt nga një goditje këndi, duke e lënë turmën të mahnitur, shkruan Klankosova.tv
Santos kaloi në epërsi në pjesën e parë, me Neymar që luajti një rol kyç në të dy golat.
Ai dha asistin për golin e parë në minutën e 9-të dhe shënoi golin e dytë pak para pjesës së parë.
Por kulmi i ndeshjes erdhi kur Neymar u ngrit për të ekzekutuar një goditje këndi. Ai dërgoi topin direkt në rrjetë, duke treguar kreativitetin e tij teknik.
Me këtë gol, Neymar u përfshi në të tre golat e Santos, duke e çuar skuadrën e tij drejt një fitoreje komode 3-0.
UGASUAGSDUASGDUAGSUDGA O NEYMAR METEU UM GOL OLÍMPICO! O ADM TÁ COMPLETAMENTE MALUCO! NÃO É POSSÍVEL! KKKKKKKKKKKKKK #Paulistão2025 pic.twitter.com/8S3vby2Npk
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) February 23, 2025
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>