New York-u kontrollohet nga shqiptarët në tri lëmi, thotë shqiptaro-amerikani Dedushaj (VIDEO)

New York-u kontrollohet nga shqiptarët në tri lëmi, thotë shqiptaro-amerikani Dedushaj (VIDEO)

Shqiptaro-amerikani, Naim Dedushaj, ka deklaruar se vendi më mikpritës për shqiptarët në botë është Amerika.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës, ku po diskutohet për temën se, a dallon mërgata varësisht vendit ku jetojnë, tha se ky vend nuk ka pasur asnjë kufizim e aq më pak diskriminim për shqiptarët.

Si përfaqësues i Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Amerikë, Dedushaj tha se shqiptarët në biznes janë superfuqi. Madje, ai tha se e kontrollojnë një shtet të rëndësishme në të paktën tri fusha.

“Nëse flasim për biznes shqiptarët në Amerikë kanë arritur një superfuqi. Vetëm në vitet e `90-ta deri më tani mund të flasim se Manhattan kontrollohet tërësisht nga shqiptarët, ndërtim e patundshmëri. Neë Yorku tërësisht përmes patundshmërisë, gastronomisë dhe ndërtimit. Këtë e ke 100%”, tha Dedushaj në Rubikon. /Klankosova.tv.

The post New York-u kontrollohet nga shqiptarët në tri lëmi, thotë shqiptaro-amerikani Dedushaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.