Mjeku Donald Grant, një mjek i përgjithshëm dhe konsulent klinik, paralajmëron se problemet e vogla shëndetësore nuk duhet të injorohen pasi ato mund të tregojnë kushte më serioze.
Ai thekson veçanërisht ndryshimet në frekuencën e të shkuarit në tualet, pasi pohon se ndonëse mund të duket normale, mund të tregojë edhe diabetin.
“Urinimi shumë i shpeshtë, i njohur si poliuria, mund të jetë një shenjë e diabetit. Trupi po përpiqet të heqë qafe glukozën e tepërt përmes urinës dhe zgjimi i shpeshtë gjatë natës për të urinuar mund të jetë një nga simptomat e para,” shpjegon ai për Daily Express.
Përkeqësimi i papritur i shikimit është një tjetër shenjë që duhet t’i kushtoni vëmendje.
“Nivelet e ngritura të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut në retinë, gjë që mund të çojë në retinopati diabetike, e cila manifestohet si shikim i paqartë ose i shtrembëruar”, paralajmëron Dr. Grant. Humbja e papritur e peshës mund të jetë gjithashtu një sinjal i diabetit, sepse trupi, i paaftë për të përdorur glukozën nga ushqimi, fillon të përdorë rezervat e veta të yndyrës dhe muskujve për energji, transmeton Klankosova.tv.
Përveç këtyre simptomave, diabeti mund të fshihet pas infeksioneve mykotike, disfunksionit erektil ose dhimbjeve të shpeshta të kokës.
Dr. Grant lidh urinimin e shpeshtë dhe humbjen e pashpjegueshme të peshës si shenja të hershme të diabetit, shkruan Index.hr.
“Etja e shtuar është shpesh pasojë e humbjes së lëngjeve përmes urinimit të shpeshtë, ndërsa rritja e oreksit mund të rezultojë nga problemet me insulinën që pengojnë shndërrimin e duhur të glukozës në energji”, thotë ai. Ai thekson se humbja e papritur e peshës duhet të jetë një sinjal për të vizituar një mjek sepse mund të sjellë komplikime të tjera shëndetësore.
Përveç këtyre simptomave, diabeti mund të fshihet pas infeksioneve mykotike, disfunksionit erektil ose dhimbjeve të shpeshta të kokës, megjithëse këto simptoma mund të tregojnë edhe kushte të tjera.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>