Rasti i 5 vjeçarit nga Lipjani, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e ka tronditur opinionin në Kosovë.
Familjes problematike iu ishin marrë fëmijët nën përkujdesje shtetërore më herët po sërish iu ishin kthyer.
Kjo temë mjaft e ndjeshme është trajtuar në edicionin më të ri të Kosova Today.
Neuropsikiatri Sami Rexhepi, pati kritika të ashpra për institucionet të cilat sipas nuk po iniciojnë asgjë lidhur me rastet e tilla.
Rexhepi deklaroi se Kosova nuk ka sistem në asnjë fushë.
Ai theksoi se funksionimi i Kosovës po varet nga mediat.
“Nëse dikush ka marrë vendim me ju marrë fëmijët, aty ka nevojë për një vendim gjyqësor. Cili vendim gjyqësor paska e ka lejuar me u kthy nëse ata prindër nuk kanë ndryshuar asgjë edhe janë kthyer në të njëjtin vend prej ku janë marrë. Pom doket që shteti ka mbetur të funksionojë në mediat”, deklaroi Rexhepi në Klan Kosova.


