Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ftuar popullin iranian të ngrihet kundër regjimit aktual në Teheran, duke e cilësuar atë si “të lig” dhe “shtypës”.
“Ka ardhur koha që ju të bashkoheni rreth flamurit tuaj dhe trashëgimisë suaj historike. Të ngriheni për lirinë tuaj kundër një regjimi të keq dhe shtypës që nuk ka qenë kurrë më i dobët se sot”, u shpreh Netanyahu në mesazhin e tij drejtuar iranianëve.
Ai e cilësoi këtë si një mundësi historike për të kërkuar ndryshim dhe për të sfiduar një sistem që, sipas tij, nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve të Iranit.
“Unë jam me ju. Populli i Izraelit është me ju”, shtoi kryeministri izraelit, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje për ata që ndihen të shtypur nga regjimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!