Netanyahu paralajmëron: Fushata kundër armiqve nuk ka përfunduar

Netanyahu paralajmëron: Fushata kundër armiqve nuk ka përfunduar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur konferencë për shtyp.

Ai trajtoi faktin se pengjet pritet të kthehen nesër.


“Njerëzit nuk besonin se do të ndodhte”, tha Netanyahu.

“Nuk do të qëndroj i qetë derisa t’i sjell në shtëpi”, shtoi ai.

“Fushata nuk ka mbaruar. Ka shumë sfida sigurie përpara nesh.”

“Disa nga armiqtë tanë po përpiqen të rehabilitohen për të na sulmuar përsëri, por ne jemi në këtë rrugë, siç themi”, vazhdoi tutje lideri izraelit.

Por në të njëjtën kohë, Netanyahu tha se do të ketë një “rrugë të re – një rrugë shërimi” përpara. /Telegrafi/