Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kundërshtuar sërish teoritë konspirative në internet që fajësojnë Izraelin për vrasjen e aktivistit të krahut të djathtë amerikan, Charlie Kirk, duke sugjeruar se këto akuza mund të jenë të financuara nga njerëz të paguar nga Katari.
“Joseph Goebbels, ministri i propagandës naziste, tha se sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më shpejt do të përhapet”, tha Netanyahu në një deklaratë video të publikuar në X. “Epo, dikush ka sajuar një gënjeshtër të madhe monstruoze, se Izraeli kishte të bënte me vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk”.
Ai theksoi se konspiracionet janë të pabaza dhe se ata që i përhapin mund të jenë të financuar nga Katar.
“Kjo është çmenduri. Është e rreme. Është skandaloze”, tha Netanyahu, duke lavdëruar Kirkun për aktivizmin e tij entuziast pro-Izraelit dhe duke vënë në dukje se kishin folur disa herë dhe se kryeministri e kishte ftuar së fundmi Kirkun të vizitonte Izraelin.
Sipas kryeministrit, disa konspiracistë kanë pretenduar pa prova se shteti hebre qëndron pas vrasjes për shkak të kritikave të lehta që Kirk kishte shprehur ndaj politikave të Izraelit. Përkundrazi, Netanyahu thekson se ai ka mirëpritur pikëpamjet e ndryshme të Kirkut, sepse “ky është thelbi i Charlie-t, thelbi i një vendi të lirë”, dhe sugjerimet e tij “gjithmonë vinin nga zemra, nga dashuria e tij për Izraelin dhe nga dashuria e tij për popullin hebre”.
“Tani, disa po përhapin këto thashetheme të neveritshme – ndoshta nga obsesioni, ndoshta me financimin e Katarit”, shtoi Netanyahu, duke përfunduar se Kirk meriton “nder, jo gënjeshtra”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!