Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar publikisht se Izraeli po mbështet një grup të armatosur në Rripin e Gazës që është në kundërshtim me Hamasin – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Sipas mediave izraelite dhe palestineze, ky grup është pjesë e një fisi beduin vendas, që udhëhiqet nga Yasser Abu Shababi. Raportimet sugjerojnë se ky bashkëpunim po bëhet me qëllim të dobësimit të ndikimit të Hamasit në Gaza.
Instituti “Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë” e përshkruan Abu Shababin si një figurë të lidhur me aktivitete kriminale në zonën e Rafahut. Sipas këtij instituti, ai është lider i “një bande kriminale që operon në zonën Rafah, e cila akuzohet gjerësisht për plaçkitje të kamionëve me ndihma”.
Deklarata të forta ka dhënë edhe ish-ministri i Mbrojtjes dhe pjesëtar i Knesset-it, Avigdor Lieberman, i cili për transmetuesin publik Kan u shpreh: “Qeveria, me urdhër të Netanyahut, është duke i dhënë armë një grupi të kriminelëve dhe të dënuarve.”
Vetë Netanyahu, në një video të publikuar në rrjete sociale, e pranoi angazhimin dhe e justifikoi atë:
“Çfarë ka bërë publike Liebermani? Që bazuar në këshillat e zyrtarëve të sigurisë, ne kemi aktivizuar klane në Gazë që kundërshtojnë Hamasin. Çfarë ka të keqe këtu?”
“Ka vetëm të mira, janë duke u ruajtur jetët e ushtarëve izraelitë.”
Ndërkohë, eksperti për çështje palestineze në Qendrën Moshe Dayan të Tel Avivit, Michael Milshtein, theksoi për agjencinë AFP se klani i Abu Shababit ka ndikim që shtrihet edhe përtej Gazës, në Gadishullin Sinai të Egjiptit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Effie Defrin, po ashtu e konfirmoi mbështetjen ndaj milicive lokale, duke thënë:
“Mund të them se jemi duke operuar në mënyra të ndryshme kundër qeverisjes së Hamasit.”
Izraeli ndodhet në luftë të ashpër me Hamasin që nga 7 tetori 2023, kur ky grup kreu një sulm masiv në territorin izraelit. Situata në Gazë mbetet alarmante për shkak të bllokimit të ndihmave humanitare nga autoritetet izraelite, që ka përkeqësuar krizën humanitare në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);