Është bërë publik njoftimi mortor për të ndjerin Eldion (Jeton) Kelmendi, vëllai i Gjestit, i cili ndërroi jetë tragjikisht më 26 shtator 2025, në moshën vetëm 15-vjeçare.
Lajmi i rëndë ka tronditur jo vetëm familjen Kelmendi, por edhe gjithë rrethin e miqve, shokëve dhe dashamirëve që e njohën nga afër.
Në njoftim bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të mbahet më 27 shtator 2025, në varrezat e fshatit Pavlan, me fillim nga ora 17:00. Funerali do të niset nga shtëpia e të ndjerit.
Familja Kelmendi, e pikëlluar thellë nga kjo humbje e parakohshme, ka ndarë dhimbjen me gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e madhe, duke i ftuar të gjithë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe për ta përcjellë Eldionin.
Ky njoftim zyrtar pasqyron dhimbjen dhe tronditjen e komunitetit pas largimit të një jete të re, e cila u ndërpre tragjikisht shumë herët. /Telegrafi/