Nesër në orën 16:00 në Sibofc do të bëhet varrimi i Migjen Sadikut, 55-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.
Sadiku, punëtor i sigurimit në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq, pësoi lëndime të rënda pas një përplasjeje aksidentale me një kamion, dhe pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, ka ndërruar jetë.
Vozitësi i kamionit nuk e kishte parë atë gjatë manovrës së kthimit të automjetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


