Është ndarë nga jeta kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.
Qerkini kërkoi për 26 vjet një përgjigje për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës, Reshatin, por nuk e mori një të tillë.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur, Kushtrim Gara, ka njoftuar që varrimi do të bëhet të martën në Shipol të Mitrovicës nga ora 12:00.
“Varrimi do të bëhet ditën e martë, më 25.02.2025, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës”, ka njoftuar Gara në Facebook.
The post Nesër varroset Bajram Qerkini appeared first on Klan Kosova.