Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat, siç thuhet në njoftim, mund të sjellin reshje të izoluara.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 39 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara. Temperaturat minimale: 15 – 20°C. Temperaturat maksimale: 35-39°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi”, thuhet tutje në njoftim.
The post Nesër temperatura deri në 39 gradë Celsius appeared first on Klan Kosova.