E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNesër seanca e 53-të, Jakaj: Do të ishte pozitive që deri në...

Nesër seanca e 53-të, Jakaj: Do të ishte pozitive që deri në momentin e fundit të bëhen përpjekje për konstituim

Në ditën e fundit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet edhe një seancë, pra nesër me fillim nga ora 14:00.

Në lidhje me këtë, Naim Jakaj nga IKD në studion e Speciales në Klan Kosova tha se do të ishte pozitive që deri në momentin e fundit të bëhen përpjekje për konstituim.

“Është pozitive që ai e thirri vazhdimin e 53-të për nesër, për në ora 14:00, nëse dështon edhe në ora 14:00, pozitive do të ishte që të mblidhen edhe në ora 18:00”.

“Deri në momentin e fundit që të bëhet përpjekje për t’u konstituuar Kuvendi, në mënyrë që të mos vijmë në situatat ku Gjykata Kushtetuese mund të prodhojë ndonjë pasojë e cila mund të mos jetë e favorshmë për asnjë parti dhe për asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh tutje Jakaj./Klankosova.tv

The post Nesër seanca e 53-të, Jakaj: Do të ishte pozitive që deri në momentin e fundit të bëhen përpjekje për konstituim appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT