Bashkëluftëtarët dhe mërgimtarët nga diaspora, por po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës që do të udhëtojnë në Hagë, jo vetëm nga Kosova por edhe nga rajoni, pra nga Ballkani Perëndimor, por edhe përtej Atlantikut, prej ku është organizuar protesta e radhës që mbahet nesër me fillim nga ora 14:00 pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë – jo te Gjykata Speciale sepse një gjë e tillë nuk është lejuar për arsye të sigurisë.
Mirëpo protestuesit gjatë ditës së nesërme do ta “kenë” qytetin gati në pëllëmbë të dorës për shkak se kjo protestë do të zhvillohet në një park që zhvillohet afër muzeut Madurodam, ku është në miniaturë i gjithë qyteti i paqes dhe drejtësisë, ashtu siç njihet Haga e Holandës.
Kemi dëgjuar duke ardhur këtu edhe shumë bashkëluftëtarë të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë planifikuar të shkojnë në këtë park deri në 3 orë përpara, për t’u takuar me njëri-tjetrin dhe pastaj që nga ora 14:00 ata do të fillojnë dhe t’i shpalosin parullat dhe sloganet e tyre, të cilat janë afro 100 sosh dhe të gjitha janë në gjuhën angleze që të përcillet mesazhi jo vetëm te Gjykata Speciale e Kosovës dhe te Prokuroria e Specializuar, por natyrisht edhe te Bashkimi Evropian dhe te gjitha institucionet e tjera.
Për më shumë, ndiqeni raportimin e gazetares Rina Mujku direkt nga Haga:
The post Nesër protesta në Hagë, 100 slogane shprehin revoltën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.