Nesër pritet të dalin inspektorët sanitarë në shkollën “Ismail Qemali”, kërkesë e prindërve (VIDEO)

Nesër pritet të dalin inspektorët sanitarë në shkollën “Ismail Qemali”, kërkesë e prindërve (VIDEO)

Mimoza Krasniqi, drejtoresha e ShFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë, ka mbajtur sot një takim me prindërit të cilët protestuan sot aty, për shkak shpërthimit të një pusete jashtë objektit, por që pati ndikimin edhe në këtë institucion arsimor.

Për Klan Kosovën, Krasniqi ka pohuar shpërthimi i pusetës bëri që uji t’i merrte disa klasa të kësaj shkolle.

E njëjta tha se e gjithë hapësira për nxënësit e klasave të pesta është pastruar, por shtoi se prindërit deshën që në vendin e ngjarjes të dalin edhe inspektorët sanitarë.

Krasniqi tha se deri në daljen e inspektoratit sanitarë, mësimi do të mundohet të mbahet në platformat online. /Klankosova.tv

The post Nesër pritet të dalin inspektorët sanitarë në shkollën “Ismail Qemali”, kërkesë e prindërve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.