Nesër nis dëshminë një britanik në Gjykatën Speciale

Ndërtesa e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Foto: AP

Në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nesër, më 22 shator, pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi këtë herë e ka thirrur një britanik që të dëshmojë, bëri të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila përcolli nga afër dëshminë e James Rubin dhe Paul Williams, raporton Klankosova.tv.

Seanca në gjykatoren e Gjykatës Speciale nis nga ora 09:00. Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

 

The post Nesër nis dëshminë një britanik në Gjykatën Speciale appeared first on Klan Kosova.