Superliga e Kosovës në hendboll (femrat) hyn në fazën përfundimtare, me zhvillimin e ndeshjes së parë të finales së ‘Play-off-it’. Të mërkurën, me fillim nga ora 20:00, palestra në Banjë do të jetë arena ku do të përballen dy skuadrat më të mira të këtij edicioni – Istogu dhe Samadrexha.
Istogu, kampion në fuqi dhe fitues i Kupës së Kosovës për këtë sezon, ka përfunduar stinorin e rregullt në krye të tabelës, duke siguruar kështu përparësinë e terrenit në rast të zhvillimit të ndeshjes së tretë vendimtare. Ekipi kampion do të përcaktohet pas dy fitoreve.
Në rrugën drejt finales, Istogu eliminoi Shqiponjën e Gjakovës, që edicionin e rregullt e kishte mbyllur në vendin e katërt.
Ndërkohë, Samadrexha, që stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e tretë, ka befasuar duke eliminuar Ferizajn – skuadrën që ishte e dyta në renditje – me dy fitore bindëse në gjysmëfinale.
Të dy ekipet finaliste vijnë me përbërje cilësore, që përfshijnë lojtare vendore dhe të huaja me përvojë të madhe, çka paralajmëron një përballje mjaft interesante dhe të luftuar për titullin kampion.
Ndeshja e dytë e finales do të zhvillohet gjatë fundjavës në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);