Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për mbylljen e përkohshme të rrugës “Fehmi Agani” për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të “Street Party Prishtina”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, nesër “Rruga Fehmi Agani (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës) nga ora 08:00 e mëngjesit, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025” do të jetë e mbyllur për qarkullim.
“Ndërkaq aktiviteti fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00.”, thuhet tutje në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!