E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeNesër këto lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

Nesër këto lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

Nesër disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet fjalë për rrugët “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë.

“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë  të furnizimit me  ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT