Familja e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi ka njoftuar se varrimi i tij do të zhvillohet të enjten, më 12 qershor 2025, në ora 14:00, në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.
Në njoftimin e publikuar, thuhet: “Të martën, më 10 qershor 2025, u nda nga jeta bashkëshorti, babai, vjehrri dhe gjyshi ynë i dashur, Bujar Bukoshi. Homazhet do të bëhen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 deri në ora 13:00 në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”.
Po ashtu, për të nderuar kujtimin e tij, pamja do të bëhet në Grand Hotel Prishtina, nga e premtja deri të dielën (13.06 – 15.06.2025) nga ora 09:00 deri në ora 17:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!