E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNeser “Dita D” në rastin e Thaçit e të tjerëve, Zeka: Specialja...

Neser “Dita D” në rastin e Thaçit e të tjerëve, Zeka: Specialja po bën trajtim çnjerëzor (VIDEO)

Nesër më 16 korrik, në Hagë në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” do të bëhet publike vendimi në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo po konsidertohet ndryshe edhe si “Dita D”.

Tema në fjalë që zgjon interesim të madh në opinioni, është trajtuar në edicionin e sotëm të emisionit Kosova Today.

Sipas gazetarit Milaim Zeka, e nesërmja nuk pritet të sjellë kurrfarë lajmi pozitiv në këtë rast.

“Ju po e shihni që Gjykata Speciale është duke bërë masakër edhe në aspekt të trajtimit çnjerëzor që po ua bën të burgosurve atje, pastaj ngritja e akuzave të reja pa asnjë argument. Është ngritur aktakuzë ndaj Hajredin Kuçit, i cili ka qenë në ekipin mbrojtës, është arrestuar edhe ish-shefi i AKI-së”, tha Zeka në Klan Kosova.

The post Neser “Dita D” në rastin e Thaçit e të tjerëve, Zeka: Specialja po bën trajtim çnjerëzor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT