E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Nëse s’arrihet konstituimi deri nesër në mesnatë, gjithçka pezullohet deri më 8...

“Nëse s’arrihet konstituimi deri nesër në mesnatë, gjithçka pezullohet deri më 8 gusht”

Gazetari i Klan Kosova, Flamur Gajtani po përcjell nga afër zhvillimet e seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Për emisionin “Fol me Arin” në Klankosova FM, Gajtani tha se 52 seancat shënojnë një vit pune në kuadër të seancave parlamentare që mbahen çdo një javë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, gazetari shtoi se sot mund të jetë tentimi i fundit sa i përket çështjes së konstituimit të legjislaturës së nëntë, bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku u vendos masa e përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, duke ua ndaluar veprimet përkohësisht të gjithë deputetëve.

“Nëse dështon sot seanca, mund të mblidhen sërish pasdite ose sonte në mbrëmje, ose edhe nesër në tentativat për konsitutim, por gjithçka mbaron në orën 00:00, pra të dielën në mesnatë. Nëse nuk arrihet konstituimi, gjithçka mbetet e pezulluar deri më 8 gusht”, shtoi tutje Gajtani.

The post “Nëse s’arrihet konstituimi deri nesër në mesnatë, gjithçka pezullohet deri më 8 gusht” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT