Sindikatat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe sektorit privat i kanë parashtruar kërkesë Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave që të rikthehen sërish nën menaxhimin e QKUK-së.
Në kërkesën e drejtuar këtyre institucioneve, këto sindikata japin afat deri më 1 shtator, ose, siç theksojnë ato, shërbimet fizike dhe teknike të tyre s’do të jenë më ekzistente, transmeton Klankosova.tv.
Klan Kosova ka siguruar edhe letrën e kërkesës, derisa u bë e ditur që kjo kërkesë është protokolluar.
The post “Nëse nuk kthehemi nën menaxhimin e QKUK-së…”, sindikatat i drejtohen me letër Kurtit dhe Vitisë appeared first on Klan Kosova.