Seanca e 50-të për konstituim të Kuvendit ka dështuar.
Se a ka mundësi që Kuvendi i Kosovës të konstituohet ose jo, për këtë temë kanë folur sot në “Kosova Today”.
Gazetari Ardian Gaxherri thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është ai që nuk do Kosovën, andaj, sipas tij, ai s’po zgjidh ngërçin institucional, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse zoti Kurti do të kishte vetëm pak dashuri për Kosovën, ajo do kishte me ndodh shumë më përpara, e jo deri më tani që po përfundon afati kushtetues”, u shpreh Gaxherri.
Juristja Afërdita Maliqi thotë se ka mosbesim në mes Kurtit dhe Limajt, megjithëse siç thotë ajo, ‘zori i ka bërë bashkë’.
Derisa Bardh Nëngurra thotë se Fatmir Limaj nuk do që të jetë në qeveri me Albin Kurtin, pasi nuk i zë besë.
The post “Nëse Kurti do kishte pak dashuri për Kosovën, do zgjidhte ngërçin institucional”, thotë Gaxherri appeared first on Klan Kosova.