Nëse kalon balotazhin – ja çfarë premton kryetari për Vushtrrinë (VIDEO)

Nëse kalon balotazhin – ja çfarë premton kryetari për Vushtrrinë (VIDEO)

Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës, është duke udhëhequr garën për kryetar të Komunës së Vushtrrisë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, por gara do të vendoset në balotazh.

Ai do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

Lidhur me këtë rezultat dhe pritshmëritë për mandatin e ardhshëm, ka folur vetë Idrizi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ai tha se prioritetet e tij për katër vitet e ardhshme janë vazhdimi i projekteve që tashmë kanë nisur, me fokus në zhvillimin urban dhe infrastrukturor të qytetit.

“Prioritetet tona për katër vitet e ardhshme, në fakt, tashmë kanë nisur me transformimin e infrastrukturës së qytetit, përmes ndërtimit të sheshit me parkingun nëntokësor, me amfiteatrin, tregun e qytetit, zgjerimin e rrugëve,  që ka qenë një sfidë e madhe sepse është dashur të rrënohen edhe mure 50-vjeçare”,  u shpreh Idrizi.

Për intervistën e plotë, ndiqni videon vijuese:

The post Nëse kalon balotazhin – ja çfarë premton kryetari për Vushtrrinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.