E diel, 11 Maj, 2025
spot_img
HomeSportNëse ka një skuadër që meriton të fitojë Ligën e Kampionëve, është...

Nëse ka një skuadër që meriton të fitojë Ligën e Kampionëve, është PSG – Indeksonline.net

20:16 / E Premte, 09 Maj 2025 / Gj. Sh

PSG ka arritur në finalen e Champions League për herë të dytë në histroinë e klubit.

Kampioni i Francës, në gjysëmfinale e eliminoi skuadrën e Arsenalit, ndërsa në finale do të përballet me Interin, shkruan IndeksOnline.

E trajneri spanjoll, Luis Enrique i cili drejton parisienët, tha se nëse ka një skuadër e cila e meriton të fitojë Ligën e Kampionëve, është PSG-ja.

”Ne e kemi vendosur vetes këtë qëllim dhe e dimë se çfarë do të thotë të jesh i pari. Por duhet të jetë një motivim. Nuk mund të jetë barrë. Çdo tepricë është një barrë. Një gëzim i jashtëzakonshëm është një barrë kur duhet të jesh konkurrues.

Interi i njeh finalet; ai luajti një dy vjet më parë kundër Manchester City. Ata janë lojtarë me më shumë përvojë se i yni, një ekip që ka ndërtuar për një kohë të gjatë.

Jemi të gjithë gati në Paris për të bërë histori. Tifozët janë gati sepse do të jetë finalja e dytë. 2020 ishte viti i COVID-19, por pa tifozët nuk është e njëjta gjë. Nëse ka një skuadër që meriton të fitojë Ligën e Kampionëve, është PSG.”, deklaroi Enrique./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT