“Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri! E nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si Perëndi, shkoni në Greqi”.
Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama turistëve në ceremoninë e hapjes ITB Berlin 2025, duke prezantuar Shqipërinë turistike në panairin e turizmit në Gjermani, duke u treguar edhe pse nuk duhet të vizitojnë Greqinë.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare, theksoi mikpritjen e popullit tonë, duke sjellë në vëmnendje mbrojtjen e hebrenjve nga nazistët në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore.
“A keni dëgjuar një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut. Një ligji është shkruar në Shqipërinë mesjetare është pjesë përbërëse e jetës së Shqipërisë. Është thelbi i asaj që quajmë shqip pritje. Në shqip do të thotë të bësh të pamundurën të nderosh emrin dhe shtëpinë me mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptar u shqua me mbrojtjen e miqve hebrenj duke u bërë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas luftës se para saj. Jemi një vend myslimanësh, krishterësh ortodoks, dhe katolikësh. Por qëndruam krah hebrenjve duke refuzuar të dorëzonin qoftë një frymë të vetme te nazistët. Kush troket në dyert e shqiptarit e bën me vullnetin e Zotit. Duke hapur dyert trajtojmë një mik si Perëndi. Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri. E nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si Perëndi shkoni në Greqi.”
Nga Berlini Rama ftoi jo vetëm turistët gjermanë, por nga e gjithë bota të vizitojnë Shqipërinë. Ai solli në vëmendje se të vetmit gjermanë perëndimorë që vizituan Shqipërinë gjatë viteve të komunizmit ishin ekipi i futbollit me në krye Franz Bekenbauer që erdhën dy herë në vendin tonë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);