Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror mes gjashtë veturave në Gjilan.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha Hashani për Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se njësia e trafikut rajonal po i heton rrethanat e këtij aksidenti zinxhiror.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata në qytet.
The post Nëntë të lënduar nga aksidenti mes gjashtë veturave në Gjilan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.