Nënshkrimi që e bëri “përrallë me tupan” Gazmend Idrizin, deklarohen nga Komisioni (VIDEO)

Nënshkrimi që e bëri “përrallë me tupan” Gazmend Idrizin, deklarohen nga Komisioni (VIDEO)

Në një situatë reale, kur një student specializon në një fushë të caktuar, pretendohet se njihet mirë e mirë me kolegët, duke qenë se nuk janë pak vite që i duhet të kalojë në atë institucion.

Rasti i Blerina Hoxhës dhe Gazmend Idrizit hedh poshtë këtë pretendim.

Kjo ngase, në “ditën e madhe”, gjatë provimit specialistik ata nuk e njohën njëri-tjetrin, raporton Kiks Kosova.

Të paktën kështu deklaroi psikiatrja Blerina Hoxha, njëra nga anëtaret e Komisionit vlerësues.

Ajo u tregua e prerë duke thënë se nuk po e njihte kandidatin që e kishte përballë, andaj edhe s’e kishte nënshkruar specializimin e tij.

Dy kolegët e saj kishin vepruar ndryshe atë kohë.

Gani Halilaj dhe Shaban Mecinaj, e nënshkruan procesverbalin.

Për Kiks Kosova, Hoxha ka thënë se ishte hera e parë që e shihte specializantin, ani pse i njëjti në dokumente figuronte se tashmë kishte përfunduar të gjitha modulet e specializimit.

Megjithatë, ajo theksoi se përveç se ishte i panjohur për stafin, ai nuk kishte as njohuritë e duhura për ta kaluar provimin.

Emisioni kontaktoi edhe anëtarët e tjerë të komisionit vlerësues të asaj dite.

Se çka thanë ata, ndiqeni kronikën më poshtë:

The post Nënshkrimi që e bëri “përrallë me tupan” Gazmend Idrizin, deklarohen nga Komisioni (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.