Në edicionin e sotëm të “Kosova Today”, u fol rreth punimit shkencor të kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, në të cilin shprehen qëndrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lidhur me këtë, opinionisti Bardh Nëngurra, thotë se është turp që Basha është deputet në Kuvend, e po ashtu edhe në postin e kryeparlamentarit, transmeton Klankosova.tv.
“Dimal Basha më së pari nuk është dashur të zgjidhet fare aty [kryetar i Kuvendit], dhe Dimal Basha është turp edhe me qenë deputet i Parlamentit. Dimal Basha të shkruan libër për UÇK-në, në bashkautorësi me një maqedonase që dihet që maqedonas nuk ka fare, është një komb i shtisur, i trilluar nga Tito, të cilët janë asgjë tjetër, pos mbeturinat e bullgarëve”, u shpreh Nëngurra.
Nëngurra, artikullin anti-UÇK, me bashkautor Dimal Bashën, e quajti ndër të tjera tradhti kombëtare e poshtërsi.
The post Nëngurra për punimin shkencor të Bashës: Tradhti kombëtare appeared first on Klan Kosova.