Nëna e Justin Bieber me mesazh indirekt pas dasmës së Selena Gomez

Nëna e Justin Bieber me mesazh indirekt pas dasmës së Selena Gomez

Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer në qendër të mediave pas një postimi të fundit nga nëna e këngëtarit, Pattie Mallette, që ka ndezur valë spekulimesh në rrjete sociale.

Selena, 33 vjeçe, u martua me producentin e njohur Benny Blanco, 37 vjeç, në një ceremoni luksoze në Kaliforni, e cila mblodhi yje të mëdhenj si Taylor Swift, Ed Sheeran, Martin Short dhe Steve Martin.


Dita e tyre e veçantë u pasqyrua nga fotot intime që çifti ndau me ndjekësit, ku Benny e përshkroi Gomez si ‘princesha ime e Disneyt në jetën reale’.

Ndërsa fansat ishin ende të mbërthyer pas imazheve nga dasma, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një postim i Pattie Mallettes, nëna e Justin Bieber, i cili u interpretua nga ndjekësit si një reagim i tërthortë ndaj martesës së ish-partneres së djalit të saj.

Pattie ndau disa foto bardh e zi të Justin-it, përfshirë një ku ai kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “pray for me”, të shoqëruar me një lutje të gjatë dhe një mesazh të fortë shpirtëror.

“Ne po të mbështesim dhe po lutemi gjithmonë për ty, Justin”, shkroi ajo.

Ajo vijoi lutjen duke i kërkuar Shpirtit të Shenjtë ta mbrojë djalin e saj, të shërojë çdo plagë dhe ta bëjë një dëshmitar të gjallë të dashurisë dhe mëshirës hyjnore.

Koha e këtij postimi solli një reagim të menjëhershëm nga fansat, shumë prej të cilëve aluduan se mesazhi kishte lidhje me martesën e Selenas.

“Nuk është rastësi, është pikërisht dita e dasmës së Selenas”, komentoi një ndjekës.

Të tjerë shtuan se Pattie e di më mirë se kushdo ndjenjat e djalit të saj për ish-të dashurën dhe se ky postim nuk ishte i rastësishëm. /Telegrafi/