E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSport“Në zemrat tona jeton përherë”, tifozët e Vushtrrisë përkujtojnë futbollistin Erjon Morina

“Në zemrat tona jeton përherë”, tifozët e Vushtrrisë përkujtojnë futbollistin Erjon Morina

Vushtrria sot e ka mposhtur Vjosën me rezultat 3:0, në kuadër të Ligës së parë.

Me anë të mesazheve emocionuese, tifozërie vushtrriase e ka përkujtuar futbollistin Erjon Morina, i cili vdiq para disa muajsh pas një sëmundje të rëndë.

Kjo fitore i kushtohet po ashtu futbollistit të ndjerë.

“Në zemrat tona jeton përherë, Vushtrria nuk të harron asnjëherë”, ishte njëri nga mesazhet e shpalosur në banerat e tifozëve.

Erjon Morina, llogaritej si një prej talentëve të futbollit kosovar.

Ai ishte pjesë e disa skuadrave si: Fc Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.

The post “Në zemrat tona jeton përherë”, tifozët e Vushtrrisë përkujtojnë futbollistin Erjon Morina appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498