Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, Mark Fleming, ka takuar ambasadorin kosovar atje, Ilir Dugollin.
Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Kosovës në ShBA është treguar se të dy kanë biseduar për partneritetin mes shteteve.
“Ambasadori Dugolli pati kënaqësinë të mirëpriste Mark Fleming, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, në Ambasadë”.
“E uruam për detyrën e re dhe ritheksuam përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
The post Në Washington u fol për forcimin e bashkëpunimit ShBA – Kosovë appeared first on Klan Kosova.