Këtë vikend do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i xhudos në Pejë.
Palestra “Karagaçi” do t’i mirëpres xhudistët nga nëntë vendet e ndryshme: Kosovë, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Greqi, Moldavi, Rumani dhe Turqi.
Si zakonisht, të gjitha luftat preliminare do të nisin me fillim nga ora 10:00, kurse blloku final pas orës 16:00.
Kosova do të përfaqësohet nga xhudistët më të mirë të vendit, të cilët siç kanë bërë ndër vite do të tentojnë të fitojnë sërish medalje./Telegrafi/