Policia e Kosovës, që nga mëngjesi i sotëm kishte nisur një aksion me bastisje nëpër lokacione të ndryshme në komunat veriore të vendit.
Nga ky aksion është kapur arsenal i madh armatimi, por edhe uniforma ushtarake e policore e gjësende tjera.
Policia organizoi konferencë për media, ku ekspozoi gjësendet e konfiskuara gjatë bastisjeve.
Siç shihet, aty ishte edhe një stemë e UÇK-së, pastaj kishte edhe uniforma të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, janë konfiskuar edhe disa posterë me mbishkrimin “Jo zgjedhjeve shqiptare”, që supozohet se do të vendoseshin para zgjedhjeve të 9 shkurtit, 2025.
Fotot janë shkrepur nga gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri. /Klankosova.tv



*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.