Me ritme të intensifikuara po vazhdojnë punimet për shtrimin e trotuareve në disa zona rurale të Komunës së Shtimes, përfshirë fshatrat Zborc, Muzeqinë, Rashincë, Vojnoc, si dhe Lagjen e Pajtimit, përcjell Telegrafi.
Ky projekt i rëndësishëm i Komunës së Shtimes ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, duke krijuar hapësira më të sigurta dhe më funksionale për këmbësorët.
Investimi po konsiderohet si një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale dhe rritjes së cilësisë së jetës për banorët e këtyre zonave. /Telegrafi/