Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti në shenjë revolte për gjobën që mori, e sulmoi fizikisht një polic.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
The post Në shenjë revoltë për gjobën që mori, qytetari në Prizren rrah policin appeared first on Klan Kosova.