Pas tensioneve të së hënës, deputetët e Kuvendit të Serbisë sot do të votojnë propozimin për buxhetin e shtetit për vitin 2025. Ndërkohë, bëhet e ditur se forca të mëdha policore janë rreszhtuar brenda sallës parlamentare, ndërsa jashtë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, janë pozicionuar edhe snajperë, transmeton Kosova Post.
Në çatinë e Kuvendit Popullor ka snajperë, ka shkruar, shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike, Srgjan Milivojeviq në rrjetin X.
“Kur Çaushesku dërgoi snajperë në çatinë e parlamentit rumun, kjo shënoi fundin e mbretërimit të tij të terrorit dhe tiranisë. Vuçiq dhe Ana Brnabiq, sot kanë dërguar snajperë në kupolën e Kuvendit.
Ju nuk keni aq plumba sa ka lirinë tek ne.As një hap prapa.Poshtë tirani.Rroftë Serbia e lirë!”, shkruan Sergjan Milivojeviq.