Më shumë se 4 mijë banorë do të jenë përfitues të këtij projekti.
Në Restelicë të Dragashit sot u bë pranim-dorëzimi i Magazinës së Mbeturinave, e cila u ndërtua në këtë fshat.
Vlera totale e këtij projekti do të jetë 34 mijë e 807 euro.
Projekti në fjalë është në kuadër të ndihmë japoneze për Sigurinë Njerëzore në nivelin bazë (GPP).
Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës Behxhet Xheladini, nënkryetari Fejdal Haliloviq, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Hiroyasu Tanigaki, si dhe një përfaqësues në emër të Hajime Fukuda, nga Zyra Ballkanike e Jica-s.
Ndërtimi i kësaj magazine ka qenë e nevojshme për shkak të vështirësive në mbledhjen e mbeturinave për shkak terrenit.
The post Në Restelicë të Dragashit ndërtohet Magazina e Mbeturinave appeared first on Klan Kosova.