Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, nuk po respektohet orari i pauzës.
Kështu u bë e ditur nga një lexues i Klankosova.tv, i cili tregon se orari i pauzës është nga ora 10:30-11:00, megjithëse sipas lexuesit ora shënon 11:32 e ekipi mjekësor nuk është askund.
I njëjti ka dërguar foto dhe video në redaksi, ku shihen një numër i konsiderueshëm pacientësh duke pritur në rend.
The post Në QMF-në e Lipjanit nuk respektohet orari i pauzës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.