Dubai zbuloi një sistem të ri imigracioni pa kontakt në aeroportin e tij ndërkombëtar, duke u lejuar pasagjerëve të kalojnë kontrollin kufitar thjesht duke ecur nëpër një “korridor të shtruar me qilim të kuq” pa paraqitur asnjë dokumentacion.
Sistemi i tunelit inteligjent, aktualisht në funksion në Sallën e Nisjeve të Biznesit të Terminalit 3, përdor teknologji biometrike të mundësuar nga inteligjenca artificiale për të verifikuar automatikisht identitetin e udhëtarëve.
“Ne në thelb përdorim të dhëna biometrike që ruhen në sistemet tona për të verifikuar çdo pasagjer që përdor shërbimin me profilin e tij kur vjen në pikën e kontaktit të imigracionit”, thonë autoritetet.
Sipas zyrtarëve, Dubai planifikon ta zgjerojë teknologjinë në terminale të tjera dhe në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum në të ardhmen.
“Aktualisht është i disponueshëm vetëm në Terminalin 3, Sallën e Nisjeve të Biznesit, por ne planifikojmë ta zgjerojmë shërbimin në terminale të tjera dhe në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum në të ardhmen” shprehen autoritetet e aeroportit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!